Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Tani e ka në dorë KQZ dhe prokurorët”, Kim mesazh TË FORTË për LISTAT: Disa parti s’dëgjuan SHBA-në! Mos u habisni kur të SKUALIFIKOHEN kandidatë (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

69a7ded40e89bd94401c543354b472cd

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të fortë nga qyteti i Elbasanit, lidhur me praninë në listat e kandidatëve për deputetë të personave të papërshtatshëm për këtë post.

Kim tha se disa parti nuk i dëgjuan rekomandimet e Shteteve të Bashkuara, por kur u pyet për cilët kandidatë bëhet fjalë, Kim tha se “nuk do të shqiptojë me gojë emrat e tyre”, por janë pjesë e listës së personave të shpallur “non-grata” nga Departamenti i Shtetit.

Kujtojmë se pjesë e kësaj liste është deputeti aktual Tom Doshi, i cili pavarësisht deklaratave të SHBA dhe aleatëve të tjerë, vendosi të regjistrohet me partinë e tij, PSD, i pari në listën e Shkodrës.

Kim tha më tej se tani në dorë e ka KQZ dhe prokurorët të verifikojnë kandidatët në lista, “ndaj mos u habisni”, shtoi ajo “nëse këta kandidatë skualifikohen”.

Pjesë nga deklarat e ambasadores së SHBA Yuri Kim:

Kjo është një javë e rëndësishme, të hënën partitë politike dorëzuan kandidatët, dhe mendoj që gara në të shkuarën në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme, ndaj mendova që do të ishte kohë e mirë të vija këtu, për të folur me njerëzit, me drejtuesit por edhe për ta parë vetë situatën. SHBA ka qenë e qartë lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër, është thelbësore që drëejtuesit politikë të marrin përgjegjësi dhe të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar, dhe të marrin në konsideratë përcaktimet e bëra nga SHBA. E di që disa persona mund të thonë se ai është i përcaktuar nga SHBA por nuk është i dënuar, në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë e kuptojnë se kjo është një fakt, jo për shkak se mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk është nëse SHBA pëlqen apo jo dikë, por nëse Sekretari i Shtetit ka vendosur se dikush është kërcënim për sigurinë, dhe nëse është kërcënim për sigurinë tonë, ndoshta mund të përbëjë kërcënim edhe për sigurinë tuaj.

Janë tre persona që Sekretari i Shtetit ka përcakuar, nuk do të flas për emrat e tyre, por mund t’i shihni dhe t’i gjeni. Për çështjen e listave më lejoni të them këtë, këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë. Mendoj se partitë e kanë marrë në konsideratë, jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre. Tashmë është e KQZ, detyra e tyre por edhe e prokurorëve që të vëjnë vetingun e tyre. Dhe pas këtij procesi nuk është për t’u habitur nëse këta kandidatë skualifikohen. Por fuqia përfundimtare qëndron te votuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img