Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Tani do të rrisim dhe rrogat”, Rama jep lajmin e mirë për bluzat e bardha

Shkruar nga Newsbomb
“Tani do të rrisim dhe rrogat”, Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar sot ambientet e Spitalit Infektiv në QSUT.

Rama tha se në këtë pavion po investohet për rehabilitimin dhe zgjerimin me kushtet më standarde të emergjencave shëndetësore dhe transformimin e spitalit, teksa dha edhe lajmin e mirë për bluzat e bardha se nga data 1 korrik do të nisë rritja e pagave.

“Rëndësi ka që projektet i kemi të mbyllura. I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk do të ketë më gjera të reja për të bërë veç mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve. Ne tani do të rrisim edhe rrogat. Në 1 korrik fillon, duam ta rrisim deri në 40 % dhe besoj do ta bëjmë,  e kemi të planifikuar. Tani rrogat duhet të shkojnë paralelisht”, u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll