Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Tamponi' i pikave të kalimit kufitar tokësor me Greqinë, bllokon procesin e riatdhesimit

Shkruar nga Newsbomb
'Tamponi' i pikave të kalimit kufitar tokësor me
Ilustruese

Bllokimi i dyanshëm i lëvizjes në pikat tokësore kufitare të kalimit Shqipëri - Greqi ndërpret në mënyrë të menjëherëshme edhe procesin e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë.

Burime informacioni nga ambasada e dy konsullatat e Shqipërisë në shtetin fqinj, bëjnë të ditur se numuri i shtetasve shqiptar që janë bllokuar në Greqi është shumë i madh, raporton newsbomb.al.

Greqia është vendi me numrin më të madh të emigrantëve shqiptar dhe masat e pandemisë kapën në "vendin dhe kohën e gabuar" një numër të madh të shtetasve shqiptarë.

Në "grackë" janë kapur edhe një kategori tjetër shtetasish shqiptarë të ashtuquajtur "emigratë sezonalë", të cilët shfrytëzojnë të drejtën e Shengenit për 90 ditë qëndrim brenda vendeve të BE-së. Në rrethanat e ndalim qarkullimit dhe ndërprerjes së punës për shkak të epidemisë, këta shtetas e kanë urgjente nevojën e kthimit në atdhe. Disa prej tyre kanë aplikuar edhe për në procesin e organizuar te riatdhesimit.

Vështirë të përllogaritet një numër i përafërt të shtetasve shqiptarë që kanë nevojë urgjente kthimin në Shqipëri.

E.S.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll