Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

“Tallje publike”, Alqi Bllako reagon pas padisë së LSI-së: S’kam pasur rol në procedurat vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve, duan vetëm të bëjnë zhurmë…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur ky insitucion drejtohej nga Lefter Koka, Alqi Bllako, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, reagon pas padisë së LSI për inceneratorin e Fierit.

Në një deklaratë për mediet, deputeti socialist ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, duke u shprehur se ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve. Sipas tij vetingu i politikanëve do t’i jepte fund njëherë e përgjithmonë këtyre akuzave, të cilat Bllako i cilëson “tallje publike”.

“Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë.
Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për konçensionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proçes apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse.

Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës.

Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”, është shprehur Bllako.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img