Hapësire reklamuese

Politikë

Tallje e paparë me lekët tona! Deputeti ishte në spital i infektuar me COVID por ka marrë 400 mijë lekë karburant për makinën

Shkruar nga Newsbomb
Adriatik Alimadhi

Kjo është një tallje e hapur që bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Pak më parë, newsbomb.al publikoi listën me 110 emra deputetësh të cilët kishin marrë lekë për karburant, për qera shtëpie e dieta në kulmin e pandemisë, pikërisht në muajin prill kur të gjithë ishim në karantinë dhe në pamundësi për të qarkulluar lirisht.

Mes emrave, bie në sy emri i deputetit Adriatik Alimadhi i cili në atë periudhë ka qenë i shtruar në spital duke luftuar për jetën, pasi ishte infektuar me COVID 19.

Deputeti u intubua dhe kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje, mirëpo, mesa duket, nuk ka hequr dorë nga përfitimet që i jep të qenurit deputet.

Adriatik Alimadhi ka marrë 40,000 lekë të reja për karburantin e makinës.

Se si e ka shpenzuar këtë karburant makine kur dergjej në shtratin e spitalit, këtë e di vetëm Alimadhi.

14f857632762a4ebaac05bd731157bcf_L.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu