Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Talibanët sulme ndaj ish-forcave të sigurisë së Afganistanit, SHBA reagon e shqetësuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

SHBA dhe një mori vendesh aleate u kanë bërë thirrje talibanëve që t’i japin fund vrasjeve të synuara të ish-anëtarëve të forcave afgane të sigurisë.

Në një deklaratë të përbashkët, 22 vendet kërkuan që regjimi islamik të respektojë zotimin e tij për të mos dëmtuar ish-qeverinë ose personelin e sigurisë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet për vrasje të shkurtra dhe zhdukje të detyruara”, thuhet në deklaratë.

Një raport mbi të Drejat e Njeriut në fillim të kësaj jave, dokumentoi se më shumë se 100 ekzekutime dhe rrëmbime të ish-zyrtarëve të qeverisë afgane janë bërë që kur talebanët morën kontrollin e vendit gati katër muaj më parë.

Gjithashtu u dokumentua vrasjen e 47 anëtarëve të forcave afgane të sigurisë që u dorëzuan ose u kapën nga talibanët midis 15 gushtit dhe 31 tetorit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img