Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Talebanët marrin pallatin presidencial dhe flasin nga zyra e Ghanit: Kush ka punuar me qeverinë dhe ushtrinë do të përfitojë amnisti

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Luftëtarët talebanë kanë hyrë në pallatin presidencial të Afganistanit disa orë pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Udhëheqja e grupit, e rrethuar nga dhjetëra luftëtarë të armatosur, iu drejtua mediave nga selia e pushtetit të vendit.⁠⁠

Ndërkohë një zëdhënës i talebanëve i thotë medias Al Jazeera, se atyre që kanë punuar me qeverinë dhe ushtrinë do t’u ofrohet amnisti, por pa specifikuar se çfarë saktësisht.⁠⁠

Largimi i Ghanit erdhi mes negociatave për një transferim paqësor të pushtetit pasi luftëtarët talebanë rrethuan Kabulin pasi pushtuan 26 nga 34 kryeqytetet krahinore të vendit në më pak se dy javë.

Një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ghani u nis për në Taxhikistan.

Ghani më vonë tha në një deklaratë të postuar në Facebook se ai iku për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img