Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Talebanët marrin nën kontroll pa luftë një tjetër provincë afgane, nuk pati rezistencë nga forcat e sigurisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

KABUL, Afganistan – Një ligjvënës afgan thotë se talebanët kanë marrë gjithashtu një provincë lindore të Kunarit, në kufi me Pakistanin.

Neamatullah Karyab, një ligjvënës nga zona, thotë se kryengritësit pushtuan krahinën të shtunën në mbrëmje.

Talebanët tani kontrollojnë rreth 23 nga 34 provincat e Afganistanit dhe po rrethojnë kryeqytetin, Kabul. Përparimi i rrufeshëm vjen më pak se tre javë para se SHBA të planifikojë të tërheqë forcat e saj të fundit, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës, shkruan Uashington Post.

Rënia e Mazar-e-Sharif, qyteti i katërt më i madh në vend, të cilin forcat afgane dhe dy ish-kryekomandantë të fuqishëm ishin zotuar se do ta mbronin, u jep kryengritësve kontroll mbi të gjithë Afganistanin verior, duke e kufizuar qeverinë e mbështetur nga Perëndimi në qendër dhe lindje.

Abas Ebrahimzada, një ligjvënës nga provinca Balkh ku ndodhet qyteti, tha se ushtria kombëtare u dorëzua së pari, gjë që bëri që milicitë pro-qeveritare dhe forcat e tjera të humbnin moralin dhe të hiqnin dorë përballë një sulmi taliban të nisur më herët të Shtunën.

Ebrahimzada tha se Abdul Rashid Dostum dhe Ata Mohammad Noor, ish-komandantë lufte që komandonin mijëra luftëtarë, kishin ikur nga provinca dhe vendndodhja e tyre nuk dihej.

Talebanët kanë bërë përparime të mëdha ditët e fundit, duke përfshirë kapjen e Herat dhe Kandahar, qytetet e dytë dhe të tretë më të mëdhenj të vendit. Ata tani kontrollojnë rreth 22 nga 34 provincat e Afganistanit, duke lënë qeverinë e mbështetur nga Perëndimi me një numër të madh provincash në qendër dhe lindje, si dhe kryeqytetin, Kabul.

Të Shtunën, talebanët pushtuan të gjithë provincën Logar, vetëm në jug të Kabulit dhe arrestuan zyrtarët lokalë, tha Hoda Ahmadi, një ligjvënës nga krahina. 

Më vonë, kryengritësit morën Mihterlamin, kryeqytetin e provincës Laghman, në verilindje të Kabulit, pa luftë, sipas Zefon Safi, një ligjvënës nga krahina.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img