Hapësire reklamuese

Politikë

Talat Xhaferri letër falenderimi Ruçit: Shqiptarët e Maqedonisë po bëhen faktor i rëndësishëm, përkrahja juaj nuk na ka munguar

Shkruar nga Newsbomb
Foto-arkivë/ Xhaferri - Ruçi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi, i ka dërguar sot një letër falenderimi Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi.

Ashtu si mandatin e parë, Xhaferri i siguron Ruçit se edhe këtë 4-vjeçar bashkëpunimi mes Tiranës dhe Shkupit nuk do të mungojnë, madje do të forcohet.

Letra është një përgjigje ndaj homologut shqiptar, pas urimit të Ruçit me rastin e rizgjedhjes së Xhaferrit kryetar kuvendi në Maqedoninë e Veriut.

“Përkrahja juaj nuk na ka munguar asnjëherë dhe me ndihmën tuaj, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ngadalë por të sigurt, po bëhen faktorë të rëndësishëm në fuqizimin e shtetit demokratik dhe europianizimin e vendit. Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm gjatë mandati të kaluar, arritëm ta fuqizojmë lidhjen Tiranë-Shkup dhe ky bashkëpunim nuk do të mungojë as mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ju falenderoj për ftesën dhe shpresoj të shihemi së shpejti në Tiranë.”, shkruan në letrën e tij drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.