Hapësire reklamuese

Rajoni

Talat Xhaferi zgjedh Restorant "Tepelena", nga ushqimet "gourmet" te mishi i labërisë

Shkruar nga Newsbomb

Tirana ka pritur për tre ditë me radhë liderët e vendeve të rajonit tonë dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian, duke u kthyer në qendrën e takimeve të nivelit të lartë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës, me të ftuar dhe presidentin Zelensky.

Mes tyre ka qenë dhe kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ai ka përfaqësuar vendin e tij në këto takime dhe në mbyllje të tyre, ka zgjedhur të qëndrojë me gjatë se të tjerët në kryeqytetin shqiptar.

Pasditen e sotme, ai ka drekuar në një nga restorantet më të mira në Tiranë për ushqimet tradicionale, Restorant "Tepelena". Pronari Fejzo Meçaj kujdeset të mbushë tryezën me produktet më të mira të zonës së labërisë, tundim të cilit nuk i ka shpëtuar dot as Talat Xhaferi.

Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur që nga ushqimet "gourmet" të Padam që u servirën në darkën zyrtare të samitit, të shkojë tek mishi i pjekur në hell dhe pjatat tradicionale të Restorant "Tepelena".

Talat Xhaferi ne ambientet e Restorant Tepelena, ne Tirane Talat Xhaferi ne ambientet e Restorant Tepelena, ne Tirane

Fejzo Meçajn e njohin të gjithë në Tiranë e më gjerë për shërbimin cilësor dhe ushqimet bio të restorantit të tij, por prania për herë të parë e një kryeministri dhe për më tepër Talat Xhaferit, ia shton vlerën.

Mishi i qingjave të labërisë i pjekur në hell, produktet e freskëta të zonës së jugut dhe shërbimi plot kujdes e respekt i stafit e bën Restorant "Tepelena" një nga më të preferuarit. Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur vetë të shkojë në këtë restorant dhe ka shkrepur fotografi me stafin e veshur si përherë me kostume të labërisë.

Kurse pronari Fejzo Meçaj është kujdesur që miku, ashtu siç e ka traditë shqiptari, të marrë shërbimin më të mirë, tek e fundit si çdo klient që pasi shkon njëherë te Restorant "Tepelena" mezi pret të rikthehet sërish.

Talat Xhaferi ne ambientet e Restorant Tepelena Talat Xhaferi ne ambientet e Restorant Tepelena

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese