Hapësire reklamuese

Aktualitet

Taksitë pa licensë, policia procedon 5 persona dhe u sekuestron makinat

Shkruar nga Newsbomb

Në kuadër të Plan –Operacionit “Informaliteti”, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, ushtruan kontrolle ndaj informalitetit që kryhet nga drejtuesit e automjeteve të transportit të udhëtarëve të pa pajisur me liçensën përkatëse (taksi).

Si rezultat i kontrolli u bë kapja në flagrancë dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale " Fshehje e të ardhurave" ndaj shtetasve:

A. F, 25 vjeç, ku në cilesinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti me targa AA926 AV.

F. T, 43 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti me targë AA 782 GZ.

P. S, 53 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti me targë AA 557 IL.

P. Z, 51 vjeç , ku në cilësinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti tip Toyota 6+1 , me targë AA 269 BR.

A. H, 46 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti tip Volkswagen 6+1 me targë AA 874 JP.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier , për hetime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu