Hapësire reklamuese

Aktualitet

Taksidarët vendosin gjoba milionëshe nëpër Tiranë, kush janë dy ‘inspektorët’ që po bëjnë kërdinë me një kartë varur në qafë

Shkruar nga Newsbomb

Dy persona të cilët mbajnë varur në qafë kartën e Inspektorit Shtetëror Shëndetësor po bëjnë ‘kërdinë’ me gjoba nëpër Tiranë.

Këta dy personazhe, Johana Sinani dhe Evald Bejaj që shikoni në foto, sot kanë vendosur gjobë me vlerë mbi 3 milionë në Tiranë në emër të aksionit ‘anti-duhan’.

Por siç duket qartazi në kartat e tyre, e drejta e ushtrimit të profesionit u ka skaduar, njërit më 31.12.2019 dhe tjetrit më 31.12.2017. 

Rrjedhimisht gjobat e vendosura sot prej dy personave në foto janë ‘nul’ e përpos kësaj lindin dyshime racionale se Johana Sinani dhe Evald Bejaj janë veçse dy taksidarë e gjobaxhinj që vjedhin paratë e bizneseve dhe nuk dihet se ku i çojnë.

Përtej çdo afati ligjor, në shkelje flagrante të ligjit ata vazhdojnë gjobisin subjektet në Tiranë pa u shqetësuar nga askush, shkruan newsbomb.al.

 ÇFARË THUHET NË NENIN 27 të LIGJIT PËR INSPEKTIMIN

"Inspektimi bëhet me një autorizim të lëshuar nga drejtuesi territorial. Autorizimi lëshohet për një periudhë të caktuar dhe pa autorizim mund të inspektohet vetëm në rastet që përcaktohen në pikën 2 të nenit 27.

Inspektimi mund të fillojë pa autorizimin, sipas pikës 1 të këtij neni, vetëm kur: a) konstatohet në flagrancë nga inspektori shkelja e një kërkese ligjore, brenda fushës së tij të inspektimit; b) inspektohet për rastin e ndodhjes së ngjarjeve, aksidenteve apo incidenteve, që kanë cenuar apo mund të cenojnë jetën a shëndetin e njerëzve, kafshëve apo mjedisin, parashikuar në shkronjën “ç” të pikës 1 të nenit 25 të këtij ligji; c) inspektohet për rastet e parashikuara me ligjet e posaçme, që kryhen në pikat e kalimit kufitar; ç) parashikohet shprehimisht nga ligji i posaçëm."

Tashmë pritet reagimi i Vjollca Brahos, drejtoreshës së ISHSH sa i takon këtij rasti flagrant ku me një kartë çfarëdo në qafë mund të vjedhësh sa dhe kë të duash.

82851705_181524676257301_2673949537868972032_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll