Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Taksa për Serbinë, Haradinaj mesazh SHBA-së: Nëse s’janë dakord, dihet çfarë ndodh

spot_img

Lajme të ngjashëm

b6be5bb74f204a6fa5c58d12cedcc92b

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i dërgoi një mesazh të prerë sot edhe Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një konferene për shtyp, i pyetur nëse qëndrimi i tij i shprehur në letrën dërguar shteteve anëtare të QUINT-it, po prish raportet me ndërkombëtarët, ai ka thënë se nëse nuk pranohen kushtet e vëna nga ai, atëherë nuk e ka problem nëse prishet me këdo.

“Nëse njëra nga kushtet që e kam nxjerrë unë më prish me dikë, nuk ka dert. Du me nejt mirë me të drejtën time. Nëse dikush ka problem me ato kërkesa, atëherë jemi të prishur. Nëse munden pa marrëveshje, mudemi edhe na. 2020-ta po vjen, Serbia ka me hy në BE. Nuk e di pse ne duhet me dhënë nga vetja në këto rrethana. Kushdo që ka problem, si i brendshëm si i jashtëm me këto kërkesa, del kundër të drejtës tonë. Ne nuk kemi mirëkuptim me dikë që ka probleme me këto kërkesa. I bjen tërheqje e njohjes. Unë nuk besoj që SHBA-ja ka probleme me këto kushte, por kushdo që ka, atëherë dihet në çfarë marrëdhëniesh futemi”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj është duke u përballur me presionin e ndërkombëtarëve, të cilët i kërkojnë vazhdimisht të heqë taksën 100% ndaj Serbisë në mënyrë që të vijojë dialogu mes dy vendeve.

Më shumë

spot_img