Taksa për mjetet shqiptare që futen në Kosovë/ Reagon Thaçi: Absurditet, Kurti ia heq Serbisë dhe ia vë Shqipërisë

Publikuar tek: rajon, më 18:56 01-06-2020 Taksa për mjetet shqiptare që futen në Kosovë/ Reagon Thaçi: Absurditet, Kurti ia heq Serbisë dhe ia vë Shqipërisë

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas taksës që u vendos fillimisht nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ku mjetet për të hyrë në kufirin e Kosovës duhet të paguanin nga 17-22 euro për të dezinfektuar, por që më pas u hoq.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai e konsideron një absurditet, pasi Kurti i heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë.

Sipas Thaçit, Kurti është predikuesi i bashkimit kombëtar dhe këto veprime janë shqelmat e fundit nga zyra e uzurpuar.

Postimi i plotë:

Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave.

Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë.

Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097248554229736
array(1) { ["section"]=> string(118) "taksa-per-mjetet-shqiptare-qe-futen-ne-kosove-reagon-thaci-absurditet-kurti-ia-heq-serbise-dhe-ia-ve-shqiperise-208673" }