Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

“Taksa e RTSH të paguhet për çdo televizor në shtëpi”, kundërshton deputeti i PS: Do vijë ai të kontrollojë ty në shtëpi?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PS-së Ilir Beqaj ka hapur një debat në Komisionin e Mediave për ndryshimin e mënyrës së taksimit për kontributin që jep çdo qytetar për buxhetin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

albsig

Çdo familje paguan 100 lekë çdo muaj në faturën e dritave për RTSH-në, por për deputetin e PS-së kjo është e pamjaftueshme. Ilir Beqaj tha se kjo taksë është për aparatet që përdor një familje dhe jo për të gjithë shërbimin.

Sipas tij, një familje që ka dy televizorë në shtëpi duhet të paguajë dy herë taksën për RTVSH-në. “Mesa di unë, ajo nuk është taksë për shërbimin, por është taksë për aparatin televiziv kur është vendosur. Pa dashur të futem në emra të përveçëm, një hotel me 40 dhoma duhet të paguajë 40 herë taksë sepse ka 40 aparate televizive. Një pikë bastesh sportive duhet të paguajë 20 taksa se ka 20 aparate televizive. Ka qenë 6 mijë lekë në vit, u bë 12 mijë lekë në vit. Ka qenë 5% komisioni që iu bë një favor CEZ-it atëherë, vajti në 10% të komisionit”, ka thënë dje Ilir Beqaj.

Por ky propozim është kundërshtuar nga Fidel Ylli. “Po në shtëpi kur ke 7 televizorë, do paguash shtatë herë ti?! Do vijë ai të kontrollojë ty në shtëpi?!”, tha deputeti i PS-së. Sipas Beqajt kjo duhet të jetë zgjidhja për të rritur buxhetin e RTSH-së.

“Ajo është taksë aparati, jo taksë shërbimi. Po patjetër, ta kontrollon nga sinjali që çon”, ka thënë ai.

Kryetari i AMA-s, Gentian Salaj, ka mbështetur Ilir Beqaj duke thënë se rritja e taksës për RTSH-në do mundësonte përmirësimin e cilësisë së 12 kanaleve.

“Të mbash 12 kanale me të njëjtin buxhet dhe të jenë cilësore, kjo nuk është e mundur. Pasi mund të them që taksa në Shqipëri është 8.7 euro. Nuk ka vend që e ka poshtë 17 eurove. Mali Zi e ka taksën 17 euro, Maqedonia 37 euro, Serbia e ka taksën 30. Nëse duhet të kemi një operator publik të shëndetshëm, nuk e mbulon dot me atë buxhet”, ka thënë Salaj.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img