Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
36 %
3.6kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Taksa 100%, Serbia paralajmëron Kosovën me padi në Gjykatën e Arbitrazhit

spot_img

Lajme të ngjashëm

ff3042b2418386434a122e1090e2bbed

Serbia ka paralamëruar Kosovën se do të bëjë padi në Gjykatën e Arbitrazhit me pretendimin se është shkeluar marrëveshja e CEFTA-s.

Pala serbe pretendon se çështja e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nga ana e Prishtinës, pritet të përfundojë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Beogradi paralajmëron Prishtinën me padi në Gjykatën e Arbritrazhit për vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, që në nëntorin e kaluar.

Serbia pretendon se me vendosjen e taksës është shkelur marrëveshja e CEFTA-s. Mundësia për ankesë në Arbitrazh, është në tryezë që prej 25 shkurtit,  teksa kanë kaluar 90 ditë që nga momenti kur qeveria serbe i ka dërguar një kërkesë zyrtare Sekretariatit të CEFTA-s për të zhvilluar konsultime të drejtpërdrejta brenda Komitetit të Përbashkët.

Nga koha kur Serbia e kishte paraqitur këtë kërkesë, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, kishte njoftuar fillimin e procedimeve në Gjykatën e Arbitrazhit, nëse taksa nuk hiqet brenda tre muajve.

Sipas gazetave serbe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i cili është shprehur se Qeveria po zhvillon bisedime për angazhimin e zyrës ligjore në rastin e Arbitrazhit për shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s nga Prishtina.

Po ashtu ende nuk dihet nëse këtë iniciativë do ta marrë vetëm Serbia apo edhe Bosnja, teksa Kosova është pjesë e Gjykatës së Përhershme së Arbitrazhit që nga viti 2016.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img