Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Takohet nesër me ambasadorët e BE, Edi Rama “nuk bën mbrapa”: Amnistia fiskale do të bëhet!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është shprehur mesditën e kësaj të mërkure se Amnistia fiskale do të të bëhet dhe qeveria e tij nuk është tërhequr. Në një dalje për gazetarët, për vendimet e Këshillit të Ministrave, ai tha se qeveria po dëgjon të gjitha keqkuptimet.

“Ne nuk jemi tërhequr por po vazhdojmë të diskutojmë dhe të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet. Amnistia Fiskale do të bëhet. Atë e kërkoi shumica e shqiptarëve. Këtë e pamë dhe te Këshillimi Kombëtar.

Kush jemi ne që mund të privojmë mijëra shqiptarë nga e drejta për të legalizuar të ardhurat nga puna në të zezë në emigracion?! Kush jemi ne që të paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të atij 1%?! Ne nuk jemi askush”, u shpreh kryeministri.

Ndërkohë, disa raporte mediatike kanë bërë me dije se Edi Rama do të ketë mëngjesin e së enjtes një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe atë të Britanisë së Madhe, pikërisht për Amnistinë fiskale.

Rreth dy muaj më parë BE-ja nënvizoi se ky draft paraqet shqetësime serioze dhe do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave. Takimi mësohet se do të zhvillohet në Kryeministri dhe mbetet për t’u parë nëse Edi Rama dhe qeveria e tij do të tërhiqen apo do të vazhdojnë projektin e tyre për legalizimin e parave të emigrantëve.

“Ne do mundohemi të krijojmë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse s’do jenë dakord 100% prapë nuk ka problem. Ama gjithmonë pa shkelur normat dhe legjislacionin që ka lidhje me BE. Amnistitë fiskale ne i kemi parë në të gjitha vendet e BE. Në këto vende janë bërë shumë amnisti. Në Itali janë bërë më shumë se në vendet e tjera

Përsa i përket parasë së zezë, një gjë të jeni të sigurt, këtu bëhet fjalë për para të përfituara nga puna në të zezë, jo për paratë e zeza. Ky nuk është një ligj për mua, as për politikanët, asnjë nga ata nuk mund të përfshihet në amnisti. As për policët, as për drejtorët, ky është ligj për ata që kanë lënë vite të tëra rrugëve për të kursyer para”, shtoi Edi Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img