Hapësire reklamuese

Politikë

Takimi "sekret" në Tiranë, Ambasadorja Kim drekon me kundërshtaren e Lul Bashës, aktivisten shqiptare në SHBA Evi Kokalari

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ishte dje në selinë blu ku zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Menjeherë sapo ishte kthyer nga Amerika, ajo tha se i solli Lulzim Bashës ato se çfarë i kishin thënë shefat e saj në Uashington.

Zhvillimet në Partinë Demokratike shtohen përditë, me debate pro dhe kundër Bashës.

Sot, ambasadorja është fotografuar në Tiranë, në një takim "të fshehtë" me aktivisten shqiptare në Amerikë Evi Kokalari. Nga foto që disponon newsbomb.al, shihet se të dyja drekojnë në një restorant në Tiranë, në zonën e "ish-Bllokut".

Evi Kokalari është shprehur shpesh herë publikisht kundër Lulzim Bashës, edhe para zgjedhjeve në PD ku për të u tha se pretendonte të ishte kandidate e disaporës për kryetare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll