Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Takimi Rama-Blinken në Bruksel, kryeministri shqiptar zbulon marrëveshjen që u nënshkrua mes dy vendeve: Shpresoj t’i bindim edhe miqtë e tjerë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar ditën e sotme në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë.

Blinken falenderoi Shqipërinë për bashkëpunimin mes dy vendeve dghe tha se ky ishte një mesazh i fortë për t’iu përçuar edhe vendeve të tjera.

“Faleminderit shumë që jeni këtu dhe ju faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. mendoj se po jepni një shembull shumë të fortë për nevojën për t’u siguruar kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të tekonologjisë dhe duhet të punojmë me shitës të besuar. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, një mesazh shumë i fortë ,për t’iu dërguar  të tjerëve. Jemi mirënjohës për punët që SHBA dhe Shqipëri kanë bërë me njëri tjetrin dhe në shumë fusha që kemi shkëmbyer së bashku, siç ishte Defender 21. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Kombeve. E vlerësojmë shumë lidershpin tuaj. Shumë falemiderit! Jemi mirënjohës që ju kemi partner dhe aleat”, tha Blinken.

Nga ana tjetër, Rama u shpreh se është krenari që Shqipëria qëndron krah SHBA-së, teksa shtoi se do të përpiqet t’i bindë edhe vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë e kësaj marrëveshje.

“Për mua dhe për ne në Shqiëpri është një moment shumë i rëndësishëm, sepse siç ju e dini, kemi ndërmarrë këtë nismë prej disa vitesh, duke u ëkrkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë dhe të gjithë së sbahsku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi. Është krenari për Shqipërinë që të ejtë krah jush, krah SHBA-së përherë. Shpresoj që së bashku të mund t’i bindim edhe miqtë e tjerë në rajon për t’u bërë pjesë e kësaj”, tha Rama.

Më shumë

spot_img