Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Takimi që nuk u realizua kurrë’, e motra e Hekuran Billës tregon telefonatën e fundit me të vëllain (Si e priti killeri dhe e qëlloi me 15 plumba)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Personi i fundit që ka folur me viktimën Hekuran Billa, i vrarë dje në zonën e Komunës së Parisit, ka qenë motra e tij. Billa po shkonte ta takonte pasi ajo punonte tek qendra Kristal.

E motra e Hekuran Billës është shprehur se i vëllai e telefonoi dhe do ta takonte, por takimi nuk u realizua kurrë.

Ndërkohë, kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës, mbrëmjen e djeshme tek dera e Kristal Center, në zonën e Komunës së Parisit.

Autori që e ka qëlluar plot 15 herë, ka qenë i veshur me kostum sportive të errët dhe kapele të zezë, në mënyrë që të mos njihej. Ai e ka pritur viktimën për një kohë të gjatë, dhe më pas e ka qëlluar nga afër, pa ndalim me 15 plumba.

Mësohet se Hekuran Billa ka qenë i vetëm në makinë (e pablinduar), dhe pa armë me vete. Në vendin e ngjarjes hetuesit e kriminalistikës kanë gjetur vetëm gëzhojat e një arme MP5 me silenciator, çka do të thotë se viktima nuk ka pasur armë dhe nuk është kundërpërgjigjur.

Nga kamerët është vënë re se autori më pas ka hipur në makinë dhe është larguar përmes rrugës kryesore, Unazës së Re, duke dalë tek fabrika e miellit, Kombnat dhe më pas në Pezë. Makina u gjet e djegur në Pezë e Vogël.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit, por duke qenë natë dhe i veshur me të errëta, është pak e vështirë që ai të identifikohet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll