Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Takimi në zyrën e Bashës, kryeparlamentari i Kosovës: Fati i shteteve tona është i përbashkët, jemi një komb! Bashkë, rruga drejt BE do jetë më e lehtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca kanë zhvilluar mesditën e sotme një takim në selinë blu. Konjufca u shpreh se sa më të unifikuar të jenë në qëndrime, aq më e lehtë do të jetë rruga e Kosovës drejt BE.

“Jemi shumë të nderuar për priten në selinë e PD, nga kryetari i saj Lulzim Basha. Patëm një takim të frytshëm duke i trajtuar temat më të rëndësishme, për gjendjen e Shqipërisë dhe Kosovës. Fati i shteteve tona është i përbashkët sepse ne jemi një komb.

Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë, ku Kosova po përballet me qëllimet e Serbisë që rezultat përfundimtar kanë destabilizimin e Kosovës. Sa më të unifikuar që të jenë qëndrimet tona, do të jetë më e lehtë për ne të kemi prosperitet dhe më e shpejt rruga jonë drejt BE”, tha Konjufca.

Nga ana e tij, kreu i PD Lulzim Basha shprehu mbështetjen e tij dhe të forcës politike që drejton, për Kuvendin, Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

“Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri. E sigurova për mbështetjen e plotë të PD në të gjitha sfidat me të cilat përballet, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. Si dhe për mbështetjen e plotë vëllazërore për popullin e Kosovës. Për PD dhe mua personalisht prioritet mbeten njohjet ndërkombëtare, anëtarësimi dhe dialogu me Serbinë, me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve”, tha Basha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img