Hapësire reklamuese

Bota

Takimi mes Biden dhe Putin, reagon Trump: Ditë e mirë për Rusinë, ndërsa SHBA nuk fitoi asgjë

Shkruar nga Newsbomb
Takimi mes Biden dhe Putin, reagon Trump: Ditë e mirë për

Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar për takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes Joe Bidenit dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit në Samitin e mbajtur në Genevë.

Sipas mediave të huaja Trump e cilësoi Saimitin si një ditë të mirë për Rusinë, ndërsa SHBA nuk mori asgjë.

 “Një ditë e mirë për Rusinë. Unë nuk shoh se çfarë fituam prej saj”,  tha Trump.

Gjithashtu, Trump kujtoi se në kohën kur ai ishte President me Putinin kishte një marrëdhënie shumë të mirë, por askush nuk e trajton më ashpër seç e trajtonte ai kur ishte President i SHBA.

“Ne nuk morëm asgjë. Ne i dhamë një skenë shumë të madhe Rusisë dhe nuk morëm asgjë. Ne kemi hequr dorë nga diçka që është tepër e vlefshme. Unë ndalova tubacionin, Nord Stream [2], dhe ai tubacion u ndalua. U rikthye ajo marrëveshje dhe asnjë masë nuk u mor për të. Unë kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin, por askush nuk e trajtoi më ashpër’’, shton Trump.

Sondazh

Poll