Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Takimi me serbët e Kosovës, presidenti Vuçiç bën deklaratën e fortë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f27118ac28ee4e3d7f7e3535cbf9f134

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Rashkë. Sipas mediave serbe, pas takimit Vuçiç ka thënë se shqiptarët duan që të përfshijnë sa më shumë serbë nga Kosova në Forcat e Armatosura të Kosovës. 

 

Ai gjithashtu u tha gazetarëve se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për herë të parë i janë ankuar se nuk ka mallra serbe në komunat me shumicë serbe në Kosovë, si psh në Shtërpcë, Graçanicë dhe në pjesët tjera të Kosovës, për shkak të futjes së tarifave 100 për qind për prodhimet nga Serbia.

‘Kërkova që të gjithë serbët mos të shkojnë në ushtrinë e Kosovës’, ka thënë presidenti Vuçiç.

Po sipas mediave serbe, në takim kanë qenë të pranishëm edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriç, nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç.

Veç këtyre, në takim ka qenë edhe Milan Radoçiç, ish nënkryetari i Listës Serbe për të cilin gjykata në Prishtinë ka lëshuar një urdhër arresti mbi dyshimin për përfshirjen e tij në vrasjen e Oliver Ivanoviçit në hyrje të zyrës së tij në Mitrovicë. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img