Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Takimi me Metën, reagon ambasada e SHBA: Partitë politike të angazhohen në dialog dhe në luftën kundër korrupsionit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar për takimin e sotëm të Yuri Kim me ish-presidentin Ilir Meta.

Në reagimin e ambasadës thuhet se gjatë këtij takimi diplomatja amerikane përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”, shkruan ambasada e SHBA.

Lexo edhe: Yuri Kim te Partia e Lirisë, Meta zbardh takimin: Diskutuam hapur dhe në mënyrë konstruktive për bashkëpunimin me SHBA (E PLOTË)

Më shumë


spot_img









spot_img