Hapësire reklamuese

Politikë

Takimi me Komisionin e Venecias, Ulsi MANJA zbardh bisedën: Trajtimi i çështjes së presidentit sipas standarteve europiane

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja

Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta Ulsi Manja zbardhi bisedën me delegacionin e Komisionit të Venecias ditën e sotme.

Manja theksoi se trajtimi i çështjes së shkarkimit të presidentit Meta për shkelje kushtetuese do të bëhet me standarte profesionale.

‘’Ndamë pikëpamje midis Komisionit të Venecias dhe Komisionit Hetimor që të trajtohet ky rast. Trajtimi do të bëhet në aspektin ligjor me parime dhe standarte profesionale. Qëllimi është  vendosja e një tradite juridke parlamentare, të parin në llojin e vet’’, u shpreh kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ulsi Manja.

Pas përfundimit të takimit, kreu i delegacionit të Komisionit të Venecias Karlo Tuori shtoi se të dërguarit e Venecias e kanë të qartë nëse Presidenti i Republikës ka shkelur ose jo Kushtetutën me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e zgjedhjeve lokale në 13 tetor. Tuori saktësoi se vlerësimi final do të bëhet në 11 tetor kur do të publikohet raporti përfundimtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.