Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Takimi me drejtuesit e partive në Elbasan, Ambasadorët njëzëri: Zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme! Nuk lodhemi së përsërituri derisa të jenë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ajo franceze Elisabeth Barsacq dhe ai gjerman Peter Zingraf, kanë mbërritur sot në Elbasan dhe janë takuar me drejtuesit politikë të PS, PD dhe Rudina Hajdarin. Pas takimit, njëzëri ata janë shprehur: Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

“Dëgjuam shqetësime për blerjen e votës. Kjo është vepër penale. Dëgjuam shqetësime dhe shitjen e votës. Edhe kjo është vepër penale. Ne do të jemi 40 ekipe në qendrat e votimit, disa prej nesh do të jenë dhe në Elbasan. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, për Shqipërinë dhe për BE. Për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha ambasadori Soreca.

Ndërkohë, ambasadorja e Francës tha se në 25 prill duhet të votohet pa u blerë e shitur vota.

“Mendoj që tërheqja e gjuhës së urrejtjes do të ishte një gjë tjetër e rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Të votohet pa u intimiduar dhe pa u shitur e blerë vota”, tha Elisabeth Barsacq.

Kurse, ambasadori gjerman tha “Folëm me disa nga kandidatët. DO të jemi dhe në vazhdim”, si dhe theksoi mesazhin se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit në BE. Të pyetur nëse nuk ishin lodhur duke përsëritur përherë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, diplomatja franceze tha “Nuk do të lodhemi së përsërituri këtë, për aq kohë sa zgjedhjet nuk janë të lira dhe të ndershme.”

Të pyetur për databazën e të dhënave të pubikuar në mediat, të qytetarëve të Tiranës, ambasadori Soreca u shpreh “Ne po e ndjekim situatën. Dimë që Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave po heton, dimë që SPAK po heton. Është e rëndësishme t’i lëmë këto institucione të punojnë.”

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img