Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër/ Mesazhi i Tabakut: Presim lajme të mira! Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë për të firmosur propozimin europian

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti  dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, si dhe shefit të BE për politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Tabaku thotë se nga ky takim priten lajme të mira për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa ka shtuar se presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi Serbinë për të firmosur propozimin europian.

“Nga Ohri sot presim lajm të mirë për dialogun Kosovë -Serbi , ndërsa presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi Serbinë për të firmosur paketën e zgjidhjes Franko-Gjermane. Nuk ka rrugë tjetër veç njohjes së Kosovës & fqinjësisë së mirë në ballkan.Koha që historia të marrë rrjedhën e duhur!”, ka shkruar Tabaku.

Më shumë