Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, vendimet për reciprocitetin nuk do të diskutohen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vendimet për reciprocitetin e targave me Serbinë nuk do të jenë pjesë e diskutimeve mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në takimin që do të mbahet në 18 gusht në Bruksel.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu është shprehur se vendimi  për targat dhe dokumentet e hyrje-daljeve, janë vendime të institucioneve të Kosovës, ndaj s’mund të jenë temë diskutimi.

“Për agjendën e takimit do t’ju informojmë me kohë. Vendimet për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë që janë paraparë në marrëveshjet e dakorduara nga palët në të kaluarën, prandaj nuk mund të diskutohen në këtë mbledhje”, tha Kryeziu.

As zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk dha detaje për takimin e 18 gushtit.

“Mund të konfirmoj se pasi Përfaqësuesi i Lartë Borell ftoi të dyja palët në Bruksel, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti e pranuan ftesën e tij dhe se më 18 gusht do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak për të diskutuar rreth dialogu i mëtejshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Do të ndajmë më shumë detaje rreth logjistikës dhe agjendës më afër ditës së takimit”, tha ai.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img