Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Takimi i Yuri Kim me ministrat e Ramës, reagon ambasada amerikane

spot_img

Lajme të ngjashëm

0e4e5fce7ff76432d6fb2bf62d85160f

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka takuar ditën e sotme 3 nga ministrat e qeverisë, duke shprehur angazhimin e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.

Në takimin me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e saj për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj në misionet e përbashkëta.

Ambasadorja premtoi mbështetje të vazhdueshme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara zhvilloi sot takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta. Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, bën me dije ambasada amerikane.

Më shumë

spot_img