Hapësire reklamuese

Politikë

Takimi i shumëpritur, Mitsotakis pret për darkë Edi Ramën, ja kush i shoqëron (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Takimi Rama-Mitsotakis në Athinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, janë takuar mbrëmjen e sotme në Athinë, për të diskutuar çështjet rajonale më kryesore.

Newsbomb.al sjell pamjet nga takimi i dy kryeministrave. Në palën shqiptare janë kryeministri Rama dhe këshilltari i tij Endri Fuga. Nga pala greke në tavolinë është Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis, dhe ish ambasadore në Shqipëri, ministri i jashtëm Nikos Dentias dhe Mitsotakis.

Rama është ftuar të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga revista prestigjoze "The Economist" në Athinë, ku do të marrin pjesë edhe shumë personalitete të tjerë të politikës, kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme.

Fillimisht u tha se tema e diskutimit do të vërtitet rreth integrimit dhe zhvillimit ekonomik, por mesa duket është diskutuar dhe çështja e kufirit detar, ka qenë në qendër të diskutimeve së fundmi pas deklaratave të bëra nga kryeministri grek i cili tha se do të marrë rreth 12 milje nga deti Jon.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu