Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Takimi i Ramës me Merkel, paralajmëron Shehu: Sot në Berlin po ‘varroset’ ideja famëkeqe e…

Lajme të ngjashëm

“Ideja famëkeqe serbomadhe e “shkëmbimit të territoreve” me Kosovën po “varroset” përfundimisht sot në Berlin”.

Kështu shkruan ish-deputeti Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në Facebook, ndërkohë që me ironi falenderon Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Sipas Shehut, këtë “lojë të rrezikshme”, liderët që do të takohen sot me Merkel po e bëjnë nga joshja për çmimin Nobel.

Reagimi i Shehut:

Ujku qe pjell lepurush!
Sic duket ideja famekeqe serbomadhe e “shkembimit te territoreve” me Kosoven, fatkeqesisht e promovuar nga shqipfoles se fundmi, po “varroset” perfundimisht sot ne Berlin; faleminderit Merkel e Macron!
Kjo pa dyshim do te ndodhe nqs ata qe perfaqesojne Shqiperine e Kosoven aty, nuk do te shtyhen me tej ne aventuren e tyre pa krye, sepse ndryshe mund te mbetej jashte varrit litari antishqiptar.
Apo dhe nqs po ata nuk do te tentojne ta sabotojne a cvleresojne si Don Kishoti ate Samit tejet te rendesishem per Rajonin e te ardhmen e tij, gje per te cilen fatkeqesisht i kane dhene shenjat e para.
Per cudine time me te madhe po degjoj se nje nga bashkeautoret kosovare te kesaj teorie famekeqe paska thene se nuk kemi te bejme me “shkembime territoresh”, por vetem me marjen nga Kosova te pjeseve te Serbise se Jugut.
O temporas o mores!
Kaq idiote, doreleshuar, paqesor, “internacionaliste” i konsideroka ky “lider shqiptar” serbet dhe Vucicin, kete dishepull direkt te Milloshevicit.
Ujku qe pjell lepurush i thone kesaj!!!
Nuk besoj te jete keshtu, nuk besoj te jete as vetem joshja katershe per cmimin Nobel, eshte shume me teper e me e rrezikeshme kjo loje se kaq.

Më shumë