Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Takimi i parë Rusi-Turqi pas rrëzimit të avionit, Lavrov dhe Çavuşoğlu kokë më kokë në Beograd

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f69deff4e26ad192b4aa2ce16b36370d

Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Rusisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sergey Lavrov janë takuar sot në Beograd, takim i parë i nivelit të lartë mes dy vendeve që prej incidentit me avionin rus. Takimi është mbajtur në dyer të mbyllura, ndërsa tema kryesore e bisedës ka qenë kriza në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministri turk, Çavuşoğlu duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, deklaroi se shpreson që Rusia do të heq dorë nga akuzat e pabaza dhe se sërish do të rishqyrtojë vendimet e marrë me nxitim.

“Momentalisht nuk ekziston vendim të cilin e kemi marrë apo parashikuar ndaj Rusisë. Me durim presim përmirësimin e marrëdhënieve, por duhet ditur se kjo gjendje nuk do të zgjasë përgjithmonë. Jam i sigurtë se pasi të tejkalohen emocionet do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe se marrëdhëniet tona do t’i kthejmë sikur në ditët e vjetra”, tha Çavuşoğlu pas përfundimit të takimt me homologun rus.

Sa i përket qëndrimit të Lavrov ai ka qenë me i prerë në deklarata, duke theksuar se takimi është kërkuar me këmbëngulje nga Ankaraja.

“U takova me kreun e Ministrisë së Jashtme turke pas kërkesës së tij këmbëngulëse. Nuk dëgjuam asgjë të re. Ministri turk konfirmoi qasjen e shprehur edhe publikisht të presidentit dhe kryeministrit të Turqisë. Ne kemi përsëritur qëndrimin tonë”, ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë.

Bazuar në deklaratën e bërë nga Lavrov, shihet se Moska nuk do të ndryshojë ende qëndrimin e ashpër që ka ndaj Turqisë pas rrëzimit të avionit.

Lexo edhe: Putin përdor edhe Allahun kundër Turqisë: Ai ka vendosur t’i ndëshkojë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img