Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Takimi i parë Rama-Erdogan përpara 23 qershorit, përse gënjeu kryeministri në televizionin grek?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

730a48165e508243e238f6cfc3702dd0

Gjatë intervistës që kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e djeshme për televizionin grek “Skai”, u prek edhe çështja e detit mes dy vendeve dhe ndikimit që mund të ketë patur Turqia në anulimin e saj.

Duke theksuar se Ankaraja nuk kishte asnjë ndikim në vendimin e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, për çuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese, Rama u shpreh se takimin e parë me ish-kryeministrin, sot president i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka zhvilluar pak muaj pasi kishte fituar zgjedhjet në 23 qershor të 2013-ës.

“Nuk është sekret që jam një mik i mirë me Presidentin (Erdogan). Nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. Por, e gjithë kjo ka ndodhur në një kohë kur ne ishim në opozitë dhe nuk kishim asnjë kontakt me askënd në palën turke. Kjo mund të provohet lehtësisht. Për herë të parë e kam takuar kryeministrin Erdogan pak muaj pasi isha zgjedhur. Më duhet t’ju them se asnjëherë, kurrë, nuk e kemi bërë këtë diskutim (çështja e detit). Kështu që është e pakuptimtë”, tha kryeministri dje për “Skai”.

Takimi për të cilin flet Rama është zhvilluar në gusht të 2013-ës, por në deklaratën e kryeministrit ka një të pavërtetë, pasi ai nuk ishte takimi i parë me Erdogan.

Rama është pritur nga Erdogan për herë të parë më 29 maj të 2013-ës, pak përpara se në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme. Ky takim i kreut të opozitës shqiptare me kryeministrin turk u pasqyrua gjërësisht në mediat vendase dhe disa e konsideruan si mbështetje të Turqisë për Ramën.

Në atë takim, Erdogan i dhuroi Ramës një libër me nënshkrimin: “Të dashurit Edi Rama me urimet e mija për sukses. T.Erdogan”.

Ndërsa kreu i opozitës, sot kryeministër i Shqipërisë, shkruante në Twitter: “Takim i paharrueshëm me kryeministrin turk Erdogan në rezidencën e tij. Mikpritje e rrallë. Interesim e respekt i madh për shqiptarët.”

Duket e pamundur që Rama të ketë harruar takimin e parë me Erdogan për shkak të rëndësisë së tij dhe ndoshta shtyrja në kohë gjatë intervistës me gazetarin grek është menduar si një argument më shumë për të hequr dyshimet se Turqia ka ndikuar në çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. /Newsbomb.al

Screenshot_11.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img