Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Takimi i parë me Ramën dhe marrëdhëniet me kryeministrin, Meta: Ai është bashkëpunëtor i mirë kur nuk është lider, bashkëpunim sërish me të…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bb9e762e3aa16f4f0056143808614361

Marrëdhëniet e presidentit Meta me kryeministrin Rama nuk janë aspak të mira sot, për shkak të përplasjeve mes tyre për disa çështje.

Ndërkohë Meta ka treguar edhe për takimin e parë me Ramën, në palestrën e forcës së Dinamos, ku Meta merrej me pesghëngritje dhe Rama me basketboll.

Presidenti flet edhe për kohën kur ka qenë kryeministër, ku shprehet se marrëdhëniet me Ramën kanë qenë të shkëlqyera, ndërsa shton se Rama është bashkëpunëtor shumë i mirë kur nuk është lider.

Për sa i përket një bashkëpunimi tjetër me Ramën, Meta shprehet se është ën politikë për interesa të mëdha që fatkeqësisht Rama nuk i shikon, duke nënkuptuar se mes tyre nuk pritet ndonjë bashkëpunim tjetër.

Intervista:

Pyetje: Kur e keni njohur Edi Ramën? Ai u shpreh në intervistën që foli për jetën, se Ju ka njohur në palestrën e forcës së Dinamos. Ku siç thoshte ai, ju bënit shtangën, kurse ai bënte ushtrime force. Pra, gjatë asaj periudhe kanë qenë edhe njohjet e para mes jush në distancë.

Presidenti Meta: Ai, ka qenë një personazh pak më i njohur se, ka qenë basketbollist dhe ishte i gjatë.

Pyetje: Në atë kohë e keni njohur?

Presidenti Meta: Nuk kam pasur njohje nga afër, është e vërtet që ata, vinin shpesh në palestrën e Dinamos, i sillte trajneri i njohur Feti Borova, për të bërë ushtrime force. Por, nuk ka pasur ndonjë raport të afërt, as në atë kohë.

Pyetje: Ishte një personazh interesant Rama në atë kohë?

Presidenti Meta: Nuk kam ndonjë konsideratë të veçantë për të, në atë kohë, apo njohje të veçantë. Ndoshta, më shumë konsiderata kam pasur për vëllain e tij, i cili ishte edhe ai basketbollist dhe i talentuar. Përsa i takon zotit Rama, më pas në vitet e demokracisë, ku pati edhe ato incidentet.

Pyetje: Ato, kanë qenë edhe njohjet tuaja të para?

Presidenti Meta: Nga larg gjithmonë..

Pyetje: Po takimi juaj i parë i plotë, kur ka ndodhur? Ju keni hyrë në qeveri pothuajse në të njëjtën kohë, Ju si Sekretar Shteti për Çështjet e Jashtme dhe ai si Ministër i Kulturës, pra keni qenë në një kabinet. Pak kohë më pas, pas një viti, Ju, u bëtë kryeministër dhe ai mbeti ministër i Kulturës. Çfarë raporte ka pasur mesh jush?

Presidenti Meta: Raporte shumë normale, por jo shumë të afërta.

Pyetje: Asnjëherë gjatë kohës së bashkëpunimit tuaj?

Presidenti Meta: Gjatë kësaj kohë që flisni ju, Jo. Më pas kur unë u bërë zv/kryeministër dhe kryeministër, kanë qenë të shkëlqyera.

Pyetje: Ishin të shkëlqyera prej Jush, apo prej Ramës?

Presidenti Meta: Prej të dyve, po më shumë ishte meritë e tij.

Pyetje: Ju, keni thënë që Rama ju shkruante letra të gjata, sa herë që kishte hatër mbetje me Ju. I qëndroni ende kësaj?

Presidenti Meta: Ai, ishte shumë i përkushtuar për të pasur një marrëdhënie sa më të mirë, për të qenë sa më i devotshëm.

Pyetje: Ishte ai, një bashkëpunëtor i mirë?

Presidenti Meta: Unë, mendoj që ai ishte një bashkëpunëtor i mirë, dhe mendoj që,  në një ekip ku ai nuk është lider, mund të bëj një punë shumë të mirë, në rast se,  ka një lider të mirë. Për arsye se ka energji, ka protagonizëm, dhe dëshiron të bjeri në sy.

Pyetje: Çfarë nuk funksionoi të Rama sipas jush, kur ai mori drejtimin e Partisë Socialiste? Më pas ju, keni pasur edhe raporte shumë kontradiktore. Por, nuk dua të diktoheni nga vitet e fundit..

Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të hyj të bëj një analizë të zotit Rama. Për të bërë një analizë, ju duhet t’i hyni platformës së tij kur kandidoi për kryetar partie, me një anëtar një votë, me fraksionet dhe me atë që, po ndodh sot. Nuk ja vlen të hyjmë te kjo gjë, sepse kjo është diçka që i takon Partisë Socialiste. Për shkak të pozicionit që kam, nuk ja vlen të merrem me analiza të tilla. Ajo, që mua më shqetëson është raporti i tij si kryeministër me Kushtetutën, me demokracinë, me zgjedhjet e lira, dhe mbi të gjitha me procesin e integrimit europian.

Në fund fare është integrimi europian,  parametri që,  na tregon  se ku jemi në çdo aspekt.

Pyetje: Rama thotë që me Ilir Metën, o janë marrë vesh, ose nuk janë marrë vesh fare..! Sepse siç thotë ai, ka 2 Ilir, varet se cilin Ilir, takon në momentin e caktuar..

Presidenti Meta: Kushtetuta, o respektohet, o shkelet. Kur respektohet,  me mua merret vesh kushdo ne mënyrë të shkëlqyer. Kur shkelet, s’ka shans dikush të merret vesh me mua.

Pyetje: Siç thotë edhe ai, në librin e tij “Kurbani”, ju përshkruan duke thënë: Nuk është e vërteta ime e fundit për Metën, sepse e vërteta ime për Metën, varet nga sjellja e Metës. A do të ketë prapë një bashkëpunim mes jush?

Presidenti Meta: Mendoj se ka pasur shumë arsye, në rast se do të vendosnim raportet personale si prioritet, për të mos bashkëpunuar asnjëherë me zoti Rama, prej gati 10 vitesh.

Por, unë jam në politikë për disa interesa shumë më të mëdha të cilat për fat të keq zoti Rama, nuk i shikon dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi për to, të cilat kanë të bëjnë me vendin dhe më të gjithë qytetarët shqiptarë.

Pyetje: Por, gjithsesi ai është kryeministër i vendit me dy mandate, një prej të cilave dhe fal ndihmës suaj? Personale dhe si forcë politike..

Presidenti Meta: Kjo nuk është arsye,  për të mos e bërë përgjegjës, për mos mbajtjen e gjithë atyre angazhimeve, për të cilat ka marrë edhe mandatet. Sidomos mandatin e parë, në platformën e koalicionit që ju përmendni,  e cila  është, për Shqipërinë Europiane.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img