Hapësire reklamuese

Rajoni

Takimi i “ngrohtë” me Mitsotakis, mediat greke: Erdogan po hap rrugën drejt paqes

Shkruar nga Newsbomb
Takimi i “ngrohtë” me Mitsotakis, mediat greke: Erdogan po hap

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një vizitë zyrtare ditën e sotme në Greqi, ku është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriako Mitsotakis.

Edhe pse dy vendet kanë pasur marrëdhënie të tensionuara, duket se takimi mes krerëve ka shkuar shumë mirë, e jo vetëm kaq, mediat e greke shkruajnë se kanë parë “një tjetër Erdogan që do i hap rrugën paqes mes dy vendeve”.

Presidenti turk si rrallë herë më parë, i cilësoi dy vendet “vëllezër”, teksa tha se çdo problem që kanë mund të zgjidhet.

“Ne jemi vende fqinje që ndajmë të njëjtin det, është krejt e natyrshme që të ketë probleme mes dy vendeve, e lëre më dy vëllezërve. Ne duam ta bëjmë Egjeun një det paqeje. Nuk ka asnjë problem aq të madh sa të mos zgjidhet. Jemi të kënaqur që Mitsotakis ka një perceptim të tillë”, tha ai.

Ka qenë kjo deklaratë e Erdogan gjatë konferencës së përbashkët me Mitsotakin që është pritur me duartrokitje.

Pasi përfunduan konferencën, u nënëhskrua deklarata e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, në të ardhmen, nëse gjithçka shkon mirë, do të hapet rruga për hapin tjetër, që mund të jetë qasja për përcaktimin e shelfit kontinental dhe ZEE-së.

Në qeverinë greke janë optimistë të matur për ndryshimin e linjës së Erdoganit, gjë që e ka vënë në dukje edhe vetëMitsotakis, duke thënë: “Jam i sigurt se ka zëra që nuk janë dakord me këtë qasje, por ne kemi përgjegjësi për t'i sjellë të dy vendet krah për krah ashtu siç janë kufijtë tanë”.

Gjëja më e rëndësishme nga të gjitha është se pas takimit të sotëm Erdogan dhe Mitsotakis treguan se duan të takohen. Nga ana tjetër, Erdogan tha se Këshilli i Lartë duhet të mbahet çdo vit, ndërsa Mitsotakis tha se në pranverë do ta vizitojë Ankaranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese