Hapësire reklamuese

Politikë

Takimi i Bashës me ministrin Dendias, Kreshnik Spahiu pyet: Pse nuk është vendosur flamuri shqiptar, po vetëm ai i Greqisë?

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_370463" align="alignnone" width=""]Takimi Basha - Dendias[/caption]

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka vizituar sot Shqipërinë, ku dhe ka takuar liderët politikë në vend, duke filluar nga homologu Gent Cakaj te kreu i PD, Lulzim Basha.

Ky i fundit ka publikuar një foto gjatë takimit, ku nuk duket në sfond flamuri ynë kuqezi.

Nuk mund t'i shpëtonte syrit të themeluesit të "Aleancës kuqezi", Kreshnik Spahiu, i cili i "shqetësuar" pyet se pse Basha ka zhvilluar takimin pa flamurin tonë kombëtar?

Screenshot_9.jpg

Ndërkohë, kujtojmë se takimi është zhvilluar në ambasadën e Greqisë në Tiranë, ndaj dhe ka munguar flamuri ynë kuqezi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu