Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Takimi i Ambasadores Kim me Ardian Dvoranin, Ngjela: Goditje e fortë kundër Metës, do nisë me forcë pastrimi i korrupsionit të lartë shtetëror

spot_img

Lajme të ngjashëm

0b813505e56b6e32d834c85a87c90afb

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se takimi që zhvilloi sot Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, me kreun e KED Ardian Dvorani, ishte një mesazh për opinionin publik shqiptar se Amerika po mbështet me forcë çështjen e drejtësisë.

“Qëndrimi i prerë i ambasadores Yuri Kim sigurisht që është një goditje e fortë kundër Metës dhe të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Ky korrupsion, ndërkohë i kishte varur shpresat te epidemia e koronavirusit”, shkruan Ngjela.

Sipas avokatit, dalja sot e ambasadores Yuri Kim ishte tamam në kohë sepse, sipas tij, korrupsioni i lartë shtetëror po mendonte se koronavirusi do t’i shpëtonte ata nga pastrimi antikorrupsion.

“Dalja sot e ambasadores Yuri Kim, ishte tamam në kohë, kur korrupsioni Meta e kompani ka ngritur veshët, duke menduar se koronavirusi do t’i shpëtonte ata nga pastrimi antikorrupsion. Në të njëjtën kohë politika amerikane po i thotë hapur Metës: larg duart nga drejtësia”, vijon avokat Spartak Ngjela.

SHKRIMI I PLOTË I NGJELËS:

Ambasadorja amerikane takon Ardian Dvoranin dhe i thekson opinionit publik shqiptar se çështja e drejtësisë është një çështje kyç për zhvillimin e Shqipërisë. Politika amerikane po e mbështet këtë me të njëjtën forcë.

Në të njëjtën kohë, këtë theks diplomatik, ajo nuk e ka vendosur pa një nënkuptim në takimin me gjyqtarin e lartë Ardian Dvorani. Dvorani tamam këto ditë po sulmohet nga Meta. Meta në fakt po vuan që t’i shpëtojë shkarkimit të tij me anë të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese, sepse Dvorani është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Qëndrimi i prerë i ambasadores Yuri Kim sigurisht që është një goditje e fortë kundër Metës dhe të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Ky korrupsion, ndërkohë i kishte varur shpresat te epidemia e koronavirusit.

Dalja sot e ambasadores Yuri Kim, ishte tamam në kohë, kur korrupsioni Meta e kompani ka ngritur veshët, duke menduar se koronavirusi do t’i shpëtonte ata nga pastrimi antikorrupsion. Në të njëjtën kohë politika amerikane po i thotë hapur Metës: larg duart nga drejtësia.

Shumë mirë që politika amerikane me ambasadoren elokuente në sensin logjik, dhe të drejtpërdrejtë në sensin diplomatik, filloi në Tiranë ta vendosë sërish theksin te reforma antikorrupsion. Por edhe te goditja ligjore kundër individëve të korruptuar të shtresës së lartë të pushtetarëve në Shqipëri.

Politika amerikanë tha sot në Tiranë se, bashkë me eliminimin e koronavirusit, do të nisë këtu me forcë edhe pastrimi i korrupsionit të lartë shtetëror.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img