Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

”Takimi 10 minutësh me Bashën”, Luan Baçi mbledh me urgjencë demokratët e Fierit: S’më ka ardhur asnjë vendim zyrtar për shkarkimin, nuk jap emra të përveçëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit Luan Baçi ka mbledhur me urgjencë këtë të mërkurë demokratët e këtij qyteti, pasi sot qarkulloi lajmi se ai është shkarkuar nga detyra.

Ai u shpreh se nuk ka njoftim zyrtar për pezullimin e tij, duke theksuar se mbrëmë ka pasur një takim me Lulzim Bashën, i cili i ka kërkuar propozime për emrin e pasardhësit të tij.

“Kam patur një takim të shkurtër 10 minuta mbrëmë me Bashën. Më është thënë të jap propozimë për degën e Fierit. I kam thënë nuk të jap asnjë dakordësi në këtë drejtim se nuk shikoj rezultate. Kontestoj mënyren se si procedohet. Nuk ka asnjë vendim zyrtar që të ketë ardhur për pezullimin tim.

Jam i mendimit qe duhet te qarkullojne drejtuesit por te behet ne menyren e duhur.Qëllimi është që PD të jetë e bashkuar. Qëndrimi si degë ka qene ekselent dhe në bllok. Kemi arritur rezultate shume të mira në krahasim me mundësitë.  E rëndësishme është të jemi bashkë. Pjesëmarrja në foltoren e Berishes ka qenë me mbështetjen e të gjithë demokratëve.

Nuk bëhet fjalë për emra të përvetshëm, por për partinë demokratike. Jam në dispozicion të PD pa bërë tifozllik për asnjë. Lëvizja që bëhet brenda PD është lëvizje për të mirën e partisë.  PD duhet të tundet nga themeli.Përgjegjesia fillon nga kryetari i degës dhe lart.  Humbja eshte humbje, pavasissht rezultatit. Përgjegjësia kryesore eshte e kryetarit te pdsh, ai ishte kandidat per kryeministër. Kanë munguar rregulla dhe statuti nuk është zbatuar.

Sot kemi një situatë ku lideri historik Berisha është në takime më shumë mbështetës. Zoti Basha është ne pozicion tjetër dhe nuk dimë se si të sillemi. Në mëngjes u ndodha pranë një fakti ku qarkulluan lajme për shkarkimin tim dhe thirra këtë mbledhje“, u shpreh Baçi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img