Hapësire reklamuese

Politikë

Takimet e Blinken në Tiranë dhe cilët janë politikanët që ai zgjodhi të promovonte

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka qenë dje në Tiranë në një vizitë zyrtare ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit, presidentin Bajram, kryeministrin Edi Rama, studentë të mbështetur nga SHBA dhe krerët e institucioneve të drejtësisë.

Gjatë kësaj vizite, kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit është takuar me një sërë politikanësh, zyrtarësh të lartë dhe studentësh të mbështetur nga programet amerikane të studimit dhe karrierës, shkruan newsbomb.al.

Shefi i diplomacisë shqiptare, ministri Igli Hasani ka qenë ndër njerëzit e parë që Blinken ka takuar sapo ka zbritur në Rinas, normalisht dhe në zbatim të detyrave protokollare për pritjen zyrtare, por në shumë momente Hasani ka qenë krah Sekretarit.

[caption id="attachment_787689" align="alignnone" width="2048"]Ministri Igli Hasani priti dhe shoqeroi Sekretarin Blinken ne Tirane Ministri Igli Hasani priti dhe shoqeroi Sekretarin Blinken ne Tirane[/caption]

Menjëherë nga aeroporti, Sekretari Amerikan i Shtetit ka shkuar drejt Ambasadës së SHBA në Tiranë ku ka takuar zyrtarët amerikanë që punojnë atje dhe jetojnë në Tiranë, bashkë me familjet e tyre. Blinken i ka falenderuar për angazhimin në konsolidimin e marrëdhënieve dy palëshe.

[caption id="attachment_787690" align="alignnone" width="2302"]Blinken ne Ambasaden e SHBA ne Tirane me femijet e amerikaneve qe punojne ketu Blinken ne Ambasaden e SHBA ne Tirane me femijet e amerikaneve qe punojne ketu[/caption]

Më pas, numri dy i shtetit amerikan pas Zëvendës Presidentit të SHBA, ka takuar Presidentin Bajram Begaj dhe i ka theksuar atij se Shqipëria është vend lider në Ballkanin Perëndimore dhe një aleat i besueshëm i Amerikës.

[caption id="attachment_787691" align="alignnone" width="2302"]Takimi zyrtar i Blinken me Begaj ne Presidence Takimi zyrtar i Blinken me Begaj ne Presidence[/caption]

Antony Blinken ka zgjedhur të ndajë dhe një fotografi nga ceremonia te Piramida, ku një studente shqiptare ka falenderuar atë dhe shtetin amerikan për mundësitë që u kanë dhënë dhe u japin për të studiuar dhe rritur profesionalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët dhe politikanët shqiptarë të pranishëm në këtë ceremoni ishin të shumtë, sigurisht për të shfrytëzuar shtrëngimin e duarve me kreun e Departamentit të Shtetit për propagandë, por Blinken as që ka zgjedhur t'i promovojë në llogarinë e tij dhe të DASH.

[caption id="attachment_787692" align="alignnone" width="2302"]Studentja shqiptare qe foli ne pritjen per Sekretarin Blinken Studentja shqiptare qe foli ne pritjen per Sekretarin Blinken[/caption]

Në orët e fundit të vizitës në kryeqytetin shqiptar, Sekretari Antony Blinken është takuar në Kryeministri me Edi Ramën dhe stafin e tij, i shoqëruar sigurisht nga përfaqësues të Ambasadës në Tiranë dhe zyrtarët e tij të besuar.

Ajo që bie në sy, është se në takim janë fokusuar ai dhe Rama në krye të tryezës në Sallën e Hartave në Kryeministri dhe tre ministra të rëndësishëm të kabinetit, zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja Belinda Balluku, ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministri Igli Hasani.

[caption id="attachment_787693" align="alignnone" width="1260"]Takimi Blinken-Rama ne Kryeministri me stafet e perbashketa Takimi Blinken-Rama ne Kryeministri me stafet e perbashketa[/caption]

Në mbyllje, në llogarinë e tij zyrtare në platformën "X" ai ka ndarë dhe një fotografi me krerët e institucioneve të reja të drejtësisë, duke theksuar mbështetjen e fortë të Amerikës për ta dhe nxitjen për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe korrupsionin.

Krah numrit dy të kabinetit të presidentit Joe Biden, qëndrojnë nga e majta në të djathtë: Artur Metani i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Altin Dumani i SPAK, Holta Zaçaj e Gjykatës Kushtetuese dhe Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë.

[caption id="attachment_787539" align="alignnone" width="2302"]Sekretari Blinken krah Metanit, Dumanit, Zaçaj dhe Sadushit Sekretari Blinken krah Metanit, Dumanit, Zaçaj dhe Sadushit[/caption]

Këto janë pamjet zyrtare nga vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë dhe njerëzit të cilët Antony Blinken dhe vetë Ambasada e SHBA kanë zgjedhur të promovojnë, duke qëndruar në një linjë për të shmangur propagandën nga politikanë drejtues të institucioneve në bulevardin e Tiranës.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese