Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka ka udhëtuar sot drejt Bukureshti.
Bëhet me dije se Xhaçka ka udhëtuar për një vizitë pune, pasi më 28 deri në 30 nëntor do të mbahen dy takime të rëndësishme.
Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve, i Mynihut (Munich Leaders Meeting 2022), bashkë-organizuar edhe nga Rumania këtë vit.
Ky takim i nivelit të lartë organizohet në kuadër të Konferencës së Munihut për Sigurinë (MSC), i njohur edhe si Core Group Meeting (Takimi i Grupit Bërthamë), dhe ofron një mundësi të mirë për të diskutuar mbisfidat kryesore të sigurisë në Evropën Lindore dhe Juglindore, përfshirë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Detit të Zi, si edhe kërcënimin që paraqet Rusia për rendinndërkombëtar, marrë parasysh mësymjen ushtarake ndaj Ukrainës.