Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë të shtunën në Nju Hempshër, përpara se të vazhdonte drejt Karolinës së Jugut. Vizitat e tij në këto dy shtete, që organizojnë votimet më të hershme, shënojnë aktivitetet e para të fushatës elektorale që kur ai njoftoi kandidimin mbi dy muaj më parë.
Ai u shpreh gjatë fjalës së tij se zgjehdjet e 2024 janë e vetmja shpresë për të shpëruar vendin dhe se duhet një lider që është gati ta bëj këtë.
“Zgjedhjet e 2024 janë e vetmja goditje për të shpëtuar vendin tonë dhe ne kemi nevojë për një lider që është gati ta bëjë këtë që në ditën e parë,” u tha Trump mbështetësve të Karolinës së Jugut në Kolumbia, përpara se të sugjeronte se ai ishte kandidati më i përshtatshëm për të fituar në 2024.
Trump mbajti fjalime të ngjashme në të dy ndalesat në Neë Hampshire dhe Karolinën e Jugut, të fokusuara kryesisht në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme nga ana e administratës Biden, si lufta në Ukrainë, tërheqja ushtarake amerikane nga Afganistani dhe imigracioni në kufirin SHBA-Meksikë.
“Përmes dobësisë dhe paaftësisë, Joe Biden na ka sjellë në prag të Luftës së Tretë Botërore”, tha Trump në Karolinën e Jugut, duke pretenduar se ai mund t’i japë fund pushtimit rus të Ukrainës brenda 24 orëve të para të presidencës së tij.
Gjatë fjalimit të tij të gjatë gati 50-minutësh, Trump iu drejtua rreth 200 konservatorëve dhe përforcoi se republikanët do të merrnin përsëri Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
“Me votën tuaj vitin e ardhshëm. Ne do ta bëjmë përsëri dhe unë do ta bëj përsëri. Kjo nuk do të jetë fushata ime. Kjo do të jetë fushata jonë”, tha Trump.