Hapësire reklamuese

Aktualitet

Takim me presidentin e Bundestagut, Hahn: Mirënjohës për mbështetjen në zgjerimin e BE

Shkruar nga Newsbomb
Komisioneri per zgjerimi i BE, Johanes Hahn

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ka takuar ditën e sotme presidentin e Bundestagut (parlamentit) gjerman, Wolfgang Schauben.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Hahn bëri të ditur se në takimin me presidentin e Bundestagut folën për mbështetjen e këtij të fundit për Bashkimin Europian, si dhe për rolin që luan BE si faktor kyç gjeopolitik në Europë e më gjerë.

Hahn theksoi gjithashtu dakordësinë që ka presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schauben për zgjerimn më tej të BE-së.

Postimi i plotë:

‘Takim i shkëlqyeshëm me Presidentin e Bundestagut Wolfgang Schäuble. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian - në interesin tonë gjeopolitik. Eksportimi i stabilitetit në fqinjët tanë është një provë për besueshmërinë e Bashkimit Evropian si një aktor global.’

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll