Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

“Takim me Johnny Depp”, Ben Blushi rrëfen bisedën: Teksa isha duke ecur rrugëve të Tiranës…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Ben Blushi së fundmi ka rrëfyer një bisedë me një vajzë që studionte në shkollën e Medresesë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Blushi tregon se teksa ishte duke kaluar në rrugët e kryeqytetit takoi dy nxënëse në të cilat si e gjithë bota kishin hallin e gjyqyt të famshëm mesJohnny Depp dhe Amber Heard.

Postimi i plotë:

Po kaloja në qendër të Tiranës. Dy nxënëse mu afruan me disa letra. Me ngjyra.

Shprehje që mund të të lehtësojnë jetën, thanë nxënëset

Duhet të zgjedh njërën prej tyre?

Po zoti Blushi duhet të zgjedhësh, tha profesori i vajzave

Po zgjedh këtë blunë, thashë unë

Don’t stress, do your best, forget the rest

Ne jemi Medreseja e Tiranës, thanë vajzat

Çfarë po bëni këtu, i pyeta

Është Panairi Shkencor, nxënësit paraqesin punimet e tyre

Gjithshka nga ushqimet, përzjerjet kurative, vizatimet, punimet artistike maskat dhe çdo gjë bëhet nga vetë nxënësit

Shiko Katedralen e Korçës me bukë peshku, duam të demonstrojmë harmoninë fetare, tha profesori

E kanë bërë shumë të bukur, se në të vërtetë ajo Katedrale është shumë e shëmtuar, thashë unë

Nxënësit kanë shije, tha profesori

Më trego një nxënës me maskë ta fotografoj, thashë unë

Ja Mbretëresha Elisabetë, tha profesori

Ja dhe këngëtarja Adele,tha profesori

I ngjan Adelës, por është shumë më elegante se ajo, thashë unë

Unë jam Jonny Depp, tha një vajzë

Melisa është nxënëse shumë e mirë, tha profesori

Jo të gjithë nxënëset e Medresesë mbulohen, është thjesht një paragjykim, tha profesori

Po e ndjek gjyqin që Johnny ka me ish gruan?

Po edhe Ambër është e mirë, tha Melisa.

Po ti beson se Johnny ka abuzuar me Ambër?

Jo, tha Melisa, nuk ka abuzuar Johnny.

Atëherë do e fitoni gjyqin, thashë unë.

Do e fitojmë patjetër, tha Melisa.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img