Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Takim i papritur në zyrën e Edi Ramës, kryeministri thërret në Tiranë “në pikun e vapës” të gjithë kryetarët e Bashkive të PS; Mungon Dritan Leli

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama pritet të takohet mesditën e sotme me të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë, nga radhët e Partisë Socialiste. Sipas raportimeve, bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 12.00 në Kryeministri.

Detajet dhe arsyeja e këtij takimi të papritur të kryebashkiakëve në zyrën e Edi Ramës nuk dihen ende.

Ky takim i Ramës me kryebashkiakët vjen vetëm dy ditë pas shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderat publikë.

Ndërkohë, shefi i SPAK Arben Kraja ka bërë me dije se në ditët në vazhdim nga struktura që ai drejton do të ketë rezultate për abuzimet me tenderat. Aktorë të tjerë publikë janë shprehur se në sitë janë të 61 kryebashkiakët e vendit.

Burime bëjnë me dije se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli për arsye personale nuk do të jetë pjesë e këtij takimi. Nuk ëhstë e qartë nëse Leli ka vërtet “arsye personale” për të mos qenë në mbledhje, apo shkak i mungesës është “problemi personal” me Edi Ramën.

Pasi ai refuzoi ftesën e Ramës për të garuar si deputet në Vlorë, duke dhënë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, kryeministri deklaroi se Dritan Leli “nuk ishte më pjesë e PS”. Anëtarët e Këshillit Bashkiak për ditësh kërkojnë “kokën e tij” por Leli nuk shkon në mbledhje.

Më shumë




spot_img








spot_img