Takim i papritur mes Trump dhe Putin? Presidenti amerikan e fton në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar tek: bota, më 16:47 02-04-2018 Takim i papritur mes Trump dhe Putin? Presidenti amerikan e fton në Shtëpinë e Bardhë

Kremlini pretendon se presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar homologun rus Vladimir Putin në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

“Kur presidenti tonë foli në telefon, Trump sugjeroi të takoheshin në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë”, tha ,Ndihmësi i politikës së jashtme të Kremlinit Yuri Ushakov, duke shtuar se “kjo duket një ide mjaft pozitive”.

Lajmin nuk e ka mohuar as sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders, e cila tha për media se dy liderët kishin diskutuar “për disa vende të mundshme takimi, përfshi edhe Shtëpinë e Bardhë”.

Ekspertët shprehen se nëse takimi ndodh, në një periudhë tepër të tensionuar mes Rusisë dhe Perëndimit, do të thellojë edhe më tepër ndarjen në Shtetet e Bashkuara mbi lidhjet e Trump dhe administratës së tij me Putin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë, gruaja e Nelson Mandelës
Siria më në fund në paqe? Rebelët e fundit largohen nga zona e luftës »
Article Logic
Execution time: 0.013447999954224
array(1) { ["section"]=> string(91) "takim-i-papritur-mes-trump-dhe-putin-presidenti-amerikan-e-fton-ne-shtepine-e-bardhe-115428" }