Hapësire reklamuese

Politikë

Takim i papritur, Kryemadhi dhe Vasili në zyrën e Bashës, zbulohet tema e diskutimit

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha pritet të takojë në selinë blu kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe nën kryetarin Petrit Vasili.

Burime për mediet bëjnë me dije se ky takim i papritur do të ketë në fokus të diskutimit temën e reformës zgjedhore. Ky takim vjen disa orë pasi Basha u takua me ambasadorin gjerman Peter Zingraf dhe një ditë para mbledhjes se tryezës së Këshillit Politik.

Pak më herët Basha zhvilloi edhe një mbledhje me ekspertët e PD-së për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që Kryemadhi ka pasur një takim me ambasadoren Yuri Kim.

Ditën e djeshme ishte po Basha që zhvilloi takimin me Yuri Kim teksa biseduan kryesisht për Reformën Zgjedhore. Kim pranoi që ndërkombëtarët nuk kishin gisht tek data 31 maj, por Basha u zotua se Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri në atë datë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu