Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Takim 30 minuta me RAMËN, MERKEL e konfirmon para të gjithëve: Në shtator Gjermania do të vendosë për negociatat e Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

e166bf041d8ba674f1951f4c1314151c

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel reagoi pas bisedës që pati me kreun e qeverisë shqiptare.

Ajo konfirmoi për mediat se parlamenti gjerman (Bundestagu) do të mblidhet posaçrësisht në fund të këtij muaji për të dhënë ose jo aprovimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

‘’Takimi kishte në fokus marrëdhëniet bileterale. Diskutuam dhe për politikën e jashtme. Në fund të shtatorit, Bundestagu do të mblidhet për të vendosur për negociatat’’, deklaron për takimin me Ramën kancelarja gjermane Merkel.

Dy krerët e shteteve diskutuan për 30 minuta midis tyre. Shqipëria pret përgjigje pozitive nga Gjermania për të nisur fazën e negociatave për t’u anëtarësuar në BE. Ndërkohë, në 18 tetor Komisioni Europian do të votojë çështjen e hapjes së bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në organizmin e përbashkët europian.

Më shumë

spot_img