Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Tak-tak, ju kemi sjellë pensionin në shtëpi”

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vitet ecin, por bashkë me rrudhat shtohet dëshira për të kursyer sa më shumë kohë në mënyrë që të gjithë energjitë t’ia fokusosh njerëzve më të dashur, pasioneve që ende pulsojnë apo ditëve të mira në shoqërinë e miqve.

Prej 16 vitesh, zonja Marika, ish-pedagoge në profesion, i ka besuar Postës Shqiptare shpërndarjen e pensionit në adresën e shtëpisë duke bërë që minutat e shpenzuara në dyert e sporteleve, t’ia dedikojë aktivitetit të saj të përditshëm.

Që prej ditës së parë të daljes në pension, ajo ka zgjedhur shërbimin e shpërndarjes së pensionit në adresë.

Ajo i ka besuar shërbimit që ofron Posta Shqiptare, për t’ju dërguar pensionin në derën e shtëpisë, të gjithë atyre pensionistëve që dëshirojnë të përfitojnë këtë shërbim.

“Nga muaji i parë i përfitimit të pensionit, kam zgjedhur që pensioni të më vijë në adresën time të shtëpisë. Jam shumë e kënaqur me korrektësinë dhe sigurinë e ofruar nga Posta Shqiptare për këtë shërbim, të cilin do t’ua rekomandoja edhe pensionistëve të tjerë”, u shpreh Marika.

Foto 2

Prej vitesh Posta Shqiptare ofron shërbimin e shpërndarjes së pensionit në banesë për të gjithë pensionistët.

Shërbimi i shpërndarjes së pensionit në adresë është alternativa e duhur për çdo pensionist që nuk ka mundësi të tërheqë fizikisht pensionin në sportel, duke i mundësuar dërgimin e pensionit në banesë, dhe duke i kursyer grumbullimin në ambiente të mbyllura.

Duke zgjedhur shërbimin e pensionit në banesë, pensionistët:

-Shmangin grumbullimet në këtë kohë të vështirë pandemie;

-Shmangin radhët e pritjes në sportel;

-Postieri ua dergon pensionin në adresën e shtëpisë, sipas datës së përcaktuar;

-Tarifa e shërbimit është simbolike, vetëm 100 lekë.

Gjatë periudhës së karantinës Posta Shqiptare për 3 muaj mundi të triumfojë suksesshëm duke realizuar shpërndarjen e rreth 1 milion e 500 mijë pensioneve në adresë.

Foto 3

Vlen të thuhet se aktualisht  160 mijë pensionistë na kanë besuar dhe kanë nënshkruar me ne një kontratë permanenete për dërgimin e pensionit në adresë çdo muaj.

Për të përfituar këtë shërbim, pensionisti ose i afërm i tij duhet të plotësojë formularin e aplikimit në zyrën postare ku pensionisti aktualisht tërheq pensionin.

Kurse energji dhe kohë me Postën Shqiptare, kontributi i një jete të tërë ju vjen më pranë e më lehtë se asnjëherë tjetër.

Për më shumë informacione, adresohu tek: www.postashqiptare.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img