Hapësire reklamuese

Bota

Tajfuni shkatërron Filipinet, humbin jetën 208 persona, mijëra të tjerë avakuohen me urgjencë

Shkruar nga Newsbomb
Tajfuni shkatërron Filipinet, humbin jetën 208 persona, mijëra

Të paktën 208 persona kanë humbur jetën, ndërsa 52 të tjerë janë zhdukur në Filipine si pasojë e një tornado të fuqishme që gditi vendin.

Sipas mediave të huaja mësohet se Tajfuni Rai është stuhia më e fuqishme që ka goditur Filipinet gjatë këtij viti dhe ndër më të rëndat të regjistruara ndonjëherë.

Mijëra policë, roje bregdetare dhe zjarrfikës po punojnë në terren për gjetjen e të zhdukurve dhe po ndihmojnë me ushqime dhe ujë.

Autoritetet bëjnë me dije se shumë shtëpi janë shkatërruar, spitale dhe shkolla. Gjithashtu edhe linjat e komunikimit janë shkëputur plotësisht në disa qytete të vendit.

Tajfuni Rai goditi Filipinet më 17 dhjetor dhe erërat arritën deri në 195 kilometra në orë. Shumica e viktimave kanë vdekur për shkak se janë goditur nga pemët dhe muret që janë rrëzuar, janë mbytur në vërshime apo janë bllokuar nën gërmadha pas rrëshqitjeve të dheut.

Numri i viktimave mund të ishte më i madh, por mijëra persona u evakuuan pak para se tajfuni të godiste Filipinet.

Sondazh

Poll