Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tajfuni i tmerrshëm në Filipine, 25 të vdekur

Shkruar nga Newsbomb

Është rritur bilanci i viktimave nga tajfuni ‘Mangkhut’ që goditi Filipinet ditën e djeshme. Të paktën 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e erërave të forta.  Ndërkohë, rrugët janë bllokuar dhe shumë qytete vujanë mungesën e energjisë elektrike.

Dëme të mëdha në të mbjella duket të jenë shkaktuar në provincën e njohur për prodhimet e agrikulturës, Cagayan.

Stuhia, që u përplas në thuajse 900 km gjatësi me reshje tejet të dendura dhe erëra të furishme, po drejtohet tashmë në rajonet jugore të Kinës. Një rrezik të konsiderueshëm përbën edhe për Hong Kongun, ku banorët janë paralajmëruar të ruajnë vigjilencën.

Filipinet goditen vazhdimisht nga tajfunet gjatë sezonit të tyre, por forca e ‘Mangkhut’ solli në kujtesën e të gjithëve stuhinë më vdekjeprurëse për kombin, supertajfunin ‘Haiyan’, që vrau mbi 7.000 vetë në vitin 2013.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese